Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Drama e Naser Alijit, pa skuadër prej babait që e humbi të dielën

Zbulohet arsyeja se përse mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji është ende pak ekip. Ai, prej disa kohësh është stërvitur me skudrën e ligës së tretë të Zvicrës, FC Baden. Ky është klubi i parë në karrierën e Alijit, është skuadra e qytetit ku është rritur dhe ku familja e tij jeton akoma. Blick.ch, në një hapësirë kushtuar shqiptarit nga Maqedonia, citon futbollistin:

“Pasi më mbaroi kontrata me Virtus Entellan, kisha disa oferta, por vendosa të rikthehem te FC Baden për të qëndruar pranë familjes. Babai im u diagnostikua me kancer dhe vendosa që këto muajt e fundit të jetës së tij t’i qëndroja pranë. Babai, fatkeqësisht ndërroi jetë para 4 ditësh”.

Për shkak të situatës familjare të krijuar, Aliji nuk pranoi asnjë kontratë në Itali, në verë, pavarësisht interesimit të disa klubeve. Për disa javë, mbrojtësi i majtë u stërvit te FC Baden, për të ruajtur një formë të arsyeshme sportive. Qëllimi i tij është një kontratë në Super League, ose e një klub ambicioz në “Challenge League“.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...