Connect with us

Hi, what are you looking for?

Arabi Saudite

Drama e Neymarit, Al Hilal e çrregjistron për t’i krijuar hapësirë blerjes së re

Neymar, Malcom, Neves, Mitrovic, Milinkoviç-Savic, Renan Lodi… janë të shumtë lojtarët e huaj që po nënshkruajnë për skuadrën kryesuese të ligës Saudite. Al Hilal ka shpenzuar tashmë 376 milionë euro për nënshkrime, edhe pse kjo ka krijuar një problem për ta: nuk ka më hapësirë ​​në skuadër për lojtarët e rinj që nuk janë nga Arabia Saudite.

Neymar, jashtë deri në sezonin e ardhshëm

Futbollisti brazilian pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në kualifikueset e CONMEBOL-it dhe nuk do të luajë më këtë sezon. Al Hilal ka bërë gjetur një zgjidhje për të hapur një vend për lojtarët e huaj, duke e çrregjistruar Neymarin.

Lexoni edhe:

Zërat për ndërprerje të kontratës

Al Hilal po mendon të ndërpresë kontratën me ish-lojtarin e PSG-së dhe Barcelonës. Informacion që vetë klubi e ka mohuar pasi e argumenton çrregjistrimin me faktin se ka dashur të krijojë hapësirë për Renan Lodin, blerjen e re të klubit.

Braziliani Renan Lodi, 25 vjeç, është blerë për 23 milionë euro. Një nënshkrim që, pa çrregjistrimin e Neymarit, nuk do të mund të luante. Kështu, Lodi tani ka hapësirën e tij për t’u regjistruar në Ligën e Arabisë Saudite, si dhe në garat e tjera.

Kujtojmë se Al-Hilal pagoi rreth 90 milionë euro te Paris Saint-Germain për blerjen e Neymarit, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me një pagë që shkon në 150 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...