Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Drama e Pogbasë, largohet mes lotësh nga fusha, Juvja merr tri pikët

Pogba thyen heshtjen pas pezullimit: Jam zemërthyer, do ta apeloj vendimin
Pogba thyen heshtjen pas pezullimit: Jam zemërthyer, do ta apeloj vendimin

Nuk ka qetësi për Paul Pogbanë. Mesfushori francez la në lot fushën në sfidën Juventus-Cremonese pas vetëm 22 minutash lojë.

Një tjetër dëmtim, me sa duket i rëndë, për ish-lojtarin e Manchester United. Mësohet se Pogba është dëmtuar në në kuadricepsin e majtë dhe në orët në vazhdim do të mësohet shkalla e dëmtimit.

Sapo u rrëzua në fushë, francezi kërkoi me dëshpërim ndihmën mjekësore dhe pas pak çastesh u largua mes lotësh me barelë.

Lexo edhe:

Nga gëzimi në lot, të gjitha në hapësirën e vetëm 22 minutave për Pogbanë, i cili në kthimin e tij si titullar bie shpejt në dëshpërim.

Shokët e skuadrës i munduan ta ngushëllonin, por situata e Pogbasë nuk ishte aspak e mirë. Një dëmtim tjetër i rëndë që duket se do të ketë pasoja serioze për karrierën e francezit.

Sa i përket rezultatit të ndeshjes, bardhezinjtë fituan 2-0 me gola të Fagiolit dhe Bremer. Juventusi me këtë fitore ruan vendin e dytë me tri pikë më shumë se Interi.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...