Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Drama në familjen e pikëshënuesit më të mirë të Raptors, ndahet nga jeta i vëllai

Lojtari i Toronto Raptors, R.J. Barrett, i transferuar te skuadra kanadeze këtë sezon nga New York Knicks, po përjeton një dramë të vërtetë. Familja e tij, përmes një deklarate, ka njoftuar të enjten vdekjen e Nathanit, vëllait të vogël të R.J., në rrethana që ende nuk janë zbardhur. Ngjarja ndodhi të martën e kaluar.

R.J. Barrett nuk luajti më në ndeshjen e Raptors të mërkurën e kaluar kundër Detroit Pistons dhe nuk do të luajë në orët e para të kësaj të shtune kundër Orlando Magic. Barrett është pikëshënuesi më i mirë i ekipit kanadez me një mesatare prej 19.5 pikësh për ndeshej.

Lexo edhe:

  1. Publikohet lista e Kombëtares, KATËR të rikthyer dhe NJË emër surprizë
  2. Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
  3. VIDEO/ I shënoi një supergol PAOK-ut, kush është Arbër Hoxha, “risia” e Sylvinhos
  4. Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy “të sakrifikuarit” për miqësoret e Marsit
  5. Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Nathan, vëllai i vogël i R.J. dhe djali i Roëan Barrett, menaxher i përgjithshëm i Canada Basketball, organi që menaxhon ekipet kombëtare të Kanadasë, studioi në Akademinë Monteverde në Florida.

“Ndërsa familja jonë është e shkatërruar nga kjo humbje e madhe, ne do të vazhdojmë të ruajmë kujtimet dhe kohën që kaluam së bashku. Natani ishte një i ri me me vullnet të fortë. Ai ishte i zhytur në mendime, i sjellshëm, i dashur, i dhembshur, krijues, i admirueshëm dhe i motivuar”, thuhej në letrën e familjes Barrett.

 

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...