Dramë në futbollin Francez. Ndeshja Bordeaux – Rodez, vendimtare për ngjitjen në Ligue 1, u ndërpre në pjesën e dytë për shkak të një sulmi të ultrasve vendas kundër lojtarit mik, Lucas Buades, autor i golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të.
Bordeaux nuk do të kishte shanse për t’u ngjitur me humbjen, nga ana tjetër, Rodez luftonte për të qëndruar në kategori.
Siç raportojnë “BeIn Sports France” dhe “RMC Sport”, një tifoz i Bordeaux e ka shtyrë sulmuesin Lucas Buades, i cili ka mbetur i shtrirë në tokë për shumë minuta të gjata, duke e detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen ndeshjen. Gjithçka ka ndodhur teksa lojtari i Rodezit po festonte golin e tij pas portës së skuadrës vendëse.
Lexo edhe:
- 3 fitore në 11 ndeshje, Vllaznia merr vendimin për Sedloskin
- U kap duke transportuar kokainë, telashe në horizont për futbollistin e kombëtares holandeze
- VIDEO/ Maria Guardiola ‘i vë syrin’ sulmuesit të Manchester City-t
- Klubet që kanë shpenzuar më shumë, dominon Chelsea, e mbyllin 4 italiane
Ultra arriti të kalonte forcat e sigurisë dhe shtyu Lucas Buades. Menjëherë u kërkua ndërhyrja e personelit mjekësor dhe sipas “Prime Video”, Buades është dërguar në spital. “BeIn Sports France” raporton se sulmuesi ka pësuar goditje në tru.
