Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Dramë në Palermo, Italia jashtë Botërorit, Portugalia dhe Uellsi kalojnë në finale

Italia, kampione e Evropës në fuqi, jashtë Botërorit “Katar 2022”. Në “Renzo Barbera” të Palermos ndodh ajo që askush nuk e kishte menduar: Fiton Maqedonia e Veriut, me italianët që nuk shkojnë as në finale të play off-it, ku përfaqësuesja ballkanase do të përballet me Portugalinë, e cila eliminoi Turqinë me rezultatin 3-1. Për herë të parë në histtori, Italia do të mungojë në finalet e dy botërorëve radhazi. Ndodhi në “Rusi 2018”, drama u përsërit në play 0ff-in e “Katar 2022”.

Të kaltrit dominuan përgjatë gjithë lojës, patën raste të shumta shënimi, fatkeqësisht për ta të pashfrytëzuara, ndërsa Maqedonia e Veriut në një nga tentativat e pakta drejt portës, me atë të Trajkovskit, e çoi topin pas shpinës së Donnarummas. Ndodhi në minutën e dytë shtesë, atëherë kur kishte pak kohë për të reaguar.

Në minutën e gjashtë shtesë, kryesori vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes. Stoli i Maqedonisë së Veriut shpërthen në festë, tani edhe një një pengesë shumë serioze për të kaluar, Portugalinë.

Luzitanët triumfuan 3-1 ndaj Turqisë, që e pati shansin për ta çuar sfidën në shtesë kur rezultati ishte 2-1, por Burak Yilmaz e çoi topin mbi tra. Otavio zhbllokoi rezultatin që në minutën e 15-të, për të ardhur më pas te dyfishimi i epërsisë nga koka e Diogo Jottas. Burak Yilmaz shkurtoi diferencën në të 65-tën, por humbi penalltinë në minutën e 83-të. Në shtesë, kur turqit po bënin tentativat e fundit për të barazuar, pësuan golin e tretë, që mban firmën e Nunes.

Kualifikohet në finale të play off-it edhe Uellsi, që mposhti 2-1 Austrinë. Gareth Bale realizoi një gol fantastik nga goditja e lirë në minutën e 25-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë realizoi të dytin personal, që mjaftoi për kualifikimin, pasi autogoli i Davies në të 65-tën nuk mjaftoi për ta çuar ndeshjen në shtesë. Uellsi do të luajë në finale me fituesin e çiftit Ukrainë – Skoci (ende nuk është vendosur se kur do të luhet).

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...