Julian Draxler u ble nga PSG për shifrën e 45 milionë eurove, në muajin janar nga gjermanët e Shalke 04, por aventura e tij në Francë duket se do të përfundojë shumë shpejt. Futbollisti nuk po gjen hapësira në formacionin e trajnerit Emery, që duhet thënë se është i mbipopulluar në pozicionin ku luan Draxler dhe po mendon largimin, që në merkaton e ardhshme.
Shitja e gjermanit do t’i interesonte edhe klubit të PSG-së, sepse do të mund të arkëtonte para, për të rregulluar bilancin në kuadër të Fair Play-t Financiar të vendosur nga UEFA. Draxler ka adhurues në ligat më të forta të kontinentit, por Real Madrid duket se është klubi që ka bërë hapa konkretë për të marrë shërbimet e tij. Zidane e pëlqen shumë gjermanin dhe është i gatshëm ta marrë në Madrid, por vetë Draxler nuk duket i bindur për një aventurë te Real, pasi edhe aty konkurrenca është mjaft e lartë.
Julian Draxler është futbollist 24 vjeçar, i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit dhe me një nuhatje mjaft të mirë për golin. Në Paris Draxler është aktivizuar në 20 takime dhe ka arritur të shënojë katër gola, ndërsa për kombëtaren gjermane, ka shënuar 6 gola në 36 ndeshje.
