La Liga

Drejtori i Barcelonës i jep fund çështjes Dembele: Të largohet urgjentisht nga klubi!

Ousmane Dembele dhe Barcelona duket se është një histori e destinuar të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme. Francezi është transferuar te blaugranët në vitin 2017 prej Dortmund për shifrën stratosferike të 105 milionë eurove plus 40 të tjera në formën e bonuseve, por në fushë nuk i përmbushi në asnjë moment pritshëritë.

Dëmtimet e shpeshta, por edhe jeta jo shumë profesionale e sulmuesit kanë bërë që raportet me klubin të mos jenë të duhurat, ndërsa së fundmi nazet e Dembele mbi çështjen e rinovimit kanë bërë që kalatalanasit t’i japin përfundimisht duart. Ka qenë vetë drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany i cili thekson se Dembele është njoftuar të largohet nga klubi në merkaton e janarit, përndryshe rrezikon që pjesën e mbetur të sezonit ta kalojë në stol.

“Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të vazhdojë te Barcelona, nuk kërkon të jetë pjesë e projektit tonë. Kështu, ne e kemi lajmëruar Dembele të largohet menjëherë nga klubi. Presim që ai të shitet para datës 31 janar”, u shpreh Alemany.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency