Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Drejtori i Barcelonës nuk heq dorë nga Messi dhe sfidon Beckham: Edhe një “kërcim” të fundit!

LUSAIL CITY, QATAR - NOVEMBER 26: Lionel Messi of Argentina is seen during the warm up prior to the FIFA World Cup Qatar 2022 Group C match between Argentina and Mexico at Lusail Stadium on November 26, 2022 in Lusail City, Qatar. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Lionel Messi dhe Barcelona mund të bashkohen sërish, për një sezon të fundit së bashkut dhe për t’i dhuruar lamtumirën e duhur sulmuesit i cili para dy sezoneve nuk u largua në mënurën ideale nga Camp Nou. Së fundmi, është drejtori sportiv i katalanasve, Jordi Cruyff ai i cili thekson se Barcelona dhe Messi do të duhet të ribashkohen sërish.

“Barcelona dhe Messi duhet të jenë sërish bashkë, kjo është një ide e qartë. Nuk e di si mund të jenë rrethanat, ndoshta diçka e tillë do të ndodhë vetëm pasi Messi të tërhiqet nga futbolli. Por, e sigurt është se Barcelona dhe Messi kanë nevojë edhe për një “kërcim” të fundit për të marrë më të mirën nga secila palë”, u shpreh Cruyff.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Messi në ditët e fundit ka përfunduar në qendër të merkatos teksa klubi i MLS, Inter Miami që është në pronësinë e David Beckham mbetet një nga më të interesuarit për shërbimet e “pleshtit”. Kontrata e Messit me PSG përfundon në fundin e sezonit aktual, teksa edhe parisienët pretendojnë ta bindin të qëndrojë 35-vjeçarin për të paktën një tjetër sezon.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...