Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Drejtori i Bayern me mision në Angli, rekordmenët gjermanë objektiv sulmuesin britanik

Drejtuesit e Bayern Munich, edhe me direktivën e trajnerit Thomas Tuchel kanë “përveshur mëngët” për të afruar në organikë një sulmues. Skuadra nga Munich këtë sezon ka vuajtur mungesën e vazhdimësisë në sulm dhe golat e Robert Lewandowskit nuk kanë mundur të zëvendësohen nga Sadio Mane.

I preferuari i bavarezëve është Ollie Watkins, lojtari që aktivizohet në Premier League me fanellën e Aston Villas. 27-vjeçari ka shkëlqyer në fushë nën urdhrat e trajnerit Unai Emery teksa në 15 ndeshjet e fundit ja ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 11 raste. Me 14 realizime në total përgjatë këtij sezoni, sulmuesi ka fituar vëmendjen e Bayern Munich.
Lexo edhe:  

Madje, drejtori teknik i gjermanëve, Marco Neppe udhëtoi drejt Anglisë dhe ka ndjekur nga afër lëvizjet e Watkins teksa është bindur edhe më shumë për vlerat e britanikut. Por, për ta transferuar në Bundeliga, bavarezët do të duhet të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash pasi Aston Villa nuk e lejon sulmuesin kryesor të largohet për një shifër më pak se 60 milionë paund.

Watkins ju bashkua Aston Villas në vitin 2020 nga Brentford për shifrën e 32 milionë paundëve ndërsa me formën e shfaqur së fundmi, 27-vjeçari është në pritje edhe të një ftese nga kombëtarja e Anglisë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...