Bundesliga

Drejtori i Dortmund “tremb” klubet angleze: Haaland përshtatet më mirë në Spanjë!

Emri i Erling Haaland është në axhendën e klubeve më të mëdha europiane teksa secila prej tyre ëndërron të ketë në organikë talentin norvegjez. Manchester City, Manchester United, Chelsea, Bayern Munich, Real Madrid dhe Barcelona pretendojnë të arrijnë marrëveshjen me Dortmund dhe 21-vjeçarin.

Megjithatë, drejtori i klubit gjerman, Hans-Joachim Watzke duket se ka trembur jo pak klubet angleze që janë në garë për Haaland, pasi së fundmi është shprehur se sulmuesi përshtatet më mirë në Spanjë se sa në Angli.

“E dimë që të gjithë top klubet e Europës kërkojnë shërbimet e Haaland, veçanërisht Real Madrid. Interesimi i tyre është i konfirmuar dhe unë mendoj se ai do të përshtatej shumë më mirë në Spanjë se sa në Angli. Megjithatë, ne shpresojmë që Haaland të mbetet këtu te Dortmund sa më gjatë”, u shpreh Watzke.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency