Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Drejtori Sportiv i Cagliarit nuk heq dorë nga Nainggolan: Shpresoj ta marrim në janar

Pierluigi Carta u konfirmua në postin e tij si Drejtor Sportiv i Cagliarit, ndërsa në një intervistë për mediat sarde konfirmoi se në janar do të provojë sërish të rikthejë Radja Nainggolan.

Mesfushori belg ishte pranë transferimit te Cagliari edhe në muajin tetor, por gjithçka dështoi, ndërsa Carta pranoi se atëherë nuk ishin kushtet, por në janar gjithçka mund të ndryshojë dhe Nainggolan të veshë sërish fanellën kuqeblu.

“Ne provuam ta sjellim në tetor, por nuk ishin kushtet e duhura, ashtu siç nuk janë edhe tani, megjithatë besoj se deri në janar gjërat mund të ndryshojnë. Mesfushori është i mirëpritur te Cagliari dhe të gjithë e dinë se çfarë mund të japë në fushë, por në tetor nuk mund të rrezikonim financat e klubit për të blerë kartonin e tij”, u shpreh Carta.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...