Angli

Drejtori sportiv i City-t injoron Championsin: Premier League garanton stabilitet

Manchester City njohu kundërshtarin për fazën e 1/8-tave në Champions League teksa The Citizens do të përballen me gjermanët e Leipzig. Në lidhje me shortin, foli edhe drejtori sportiv i anglezëve, Txiki Begiristain i cili theksoi se Premier League garanton më shumë stabilitet për skuadrën se Champions League, aty ku me një rezultat negativ rrezikon të dështojë i gjithë projekti.

“Duam ta fitojmë Champions League sigurisht, por kompeticioni i cili garanton më shumë stabilitet është Premier League. E respektojmë shumë Champions League, por duhet të tregohemi të përulur. Një rezultat negativ në Champions rrezikon të dërgojë në dështim të projektit dhe ne nuk duam që ta shkatërrojmë projektin tonë.

Ndaj, jemi të ndërgjegjshëm që nëse luajmë mirë në Premier League, atëherë do të jemi ndër skuadrat kandidate edhe për Champions League”, u shpreh Txiki Begiristain.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency