Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Drejtori Sportiv i Metz: Skuka një bast, nuk është ende gati

Skuka
Skuka

Xhuliano Skuka u bë futbollisti më i shtrenjtë i shitur nga Superiorja, kur francezët e Metz vendosën të paguajnë 1.4 milionë euro për kartonin e tij në arkat e Partizanit.

Sulmuesi 24-vjeçar a nisur tashmë aventurën në Francë me Metz dhe ka marrë pak minuta në dy ndeshjet e para, ndërsa drejtori sportiv i klubit francez ka komentuar blerjen e tij për mediat vendase.

Pierre Dreossi u shpreh se të gjithë e dinë që Skuka nuk është ende gati, por është një bast i fortë i drejtuesve të Metz, pasi ka cilësitë e duhura për t’u ngritur në nivelet që të gjithë presin.

“Në dimër nuk është e lehtë që të gjesh një sulmues për të përforcuar ekipin, por ne vendosëm të marrim Skukën. Që të jemi të qartë, ai nuk është ende gati për të luajtur në Francë, por ne e dinim këtë që në fillim. Futbolli në Shqipëri, me atë këtu në Francë ndryshon shumë dhe Skuka është një bast për ne, por kemi shumë besim te aftësitë e tij. Është një sulmues me grintë dhe dëshirë për t’u përmirësuar, ndaj shpresojmë që të rritet sa më shpejt e të arrijë në nivelet që ne presim. Ka gjithçka që i duhet për të bërë mirë, pasi e njeh qytetin dhe flet mirë frëngjisht”, deklaroi drejtori sportiv i Metz.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...