Francë

Drejtori sportiv i PSG këmbëngul: Galtier ishte zgjedhje e parë, nuk komentoj për Zidane!

Këtë sezon, drejtuesit e PSG kërkuan një ndryshim në menaxhimin e klubit duke emëruar në rolin e drejtorit Luis Campos. Ndërkohë, duhej edhe një trajner i ri për të zëvendësuar Mauricio Pochetinon, detyrë e cila i takonte pikërisht Campos. Por, 58-vjeçari së fundmi thekson se këtë detyrë e përmbushi me thjeshtësi pasi menjëherë kontaktoi Christophe Galtier pasi i duhej dikush që përshtatej me idetë e tij. Në intervistën për RMC Sport, Campos mohoi të shprehej në lidhje me trajnerin Zinedine Zidane, emri i të cilit gjithashtu u lakua si një trajner i mundshëm për PSG.

“Kur drejtori apo konsulenti sportiv është në një mendje me trajnerin, atëherë kursehet një kohë shumë e vlefshme. Këtu te PSG duhet të fitojmë shpejt dhe duhet të zgjedhim njerëzit e duhur, ky është edhe rasti i Galtier.

Ishte personi i parë të cilin kam kontaktuar, nuk kishim shumë kohë. Nisëm menjëherë të ndërtonim skuadrën dhe Galtier është nga ata të cilët e nis punën para orës 8 të mëngjesit. Kur unë mbërrita në qendrën stërvitore ai ishte aty dhe kur u largova ishte sërish aty duke punuar. Është një trajner modern që di shumë mirë të përshtatet dhe është rritur shumë. Një gjë tjetër që më pëlqen është sepse është i hapur për idetë e reja dhe mendon fillimisht për skuadrën.

Zidane? Nuk ka nevojë të diksutohet fare, e theksova më sipër se kontakti i parë ka qenë Galtier. Nuk kam për qëllim të komentoj tani”, u shpreh Campos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency