Kategoria Superiore

Zyrtare, drejtori sportiv dhe menaxheri i klubit largohen nga Tirana!

Emërimi i ish-mbrojtësit Tefik Osmani si drejtor teknik te Tirana ka patur pasojat e veta në klub, pasi nga bardheblutë ka zyrtarizuar largimin drejtori sportiv Arbi Laçi i cili ka mbyllur bashkëpunimin me kampionët e Shqipërisë por jo vetëm pasi bashkë me të është larguar edhe menaxheri i klubit Mario Nikolli. Laçi i cili ishte pjesë e Tiranës prej disa vitesh fillimisht si zëdhënës për shtyp e më pas si menaxher dhe drejtor sportiv ka komunikuar largimin me një postim në profilin e tij në Instagram ndërsa disa minuta më vonë ka qenë edhe vetë klubi bardheblu ku me një komunikatë ka bërë me dije se ka pranuar dorëheqjet e drejtorit sportiv Arbi Laçi dhe menaxherit Mario Nikolli duke i falenderuar për punën e kryer gjatë këtyre viteve.

Njoftimi i Tiranës:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka pranuar dorëheqjen e drejtorit sportiv Arbi Laci dhe menaxherit të klubit Mario Nikolli. Pas disa viteve të suksesshem bashkpunimi, ku janë rritur brenda dyerve te klubit bardheblu duke prekur kështu të gjitha shkallët hierarkike dhe duke kurorëzuar suksesin e tyre me titullin kampion, Laçi dhe Nikolli ndajnë rrugëtimin e tyre me kampin e kampionëve. Kjo është një mirëupafshim por jo një lamtumirë”.

Ndërkohë vetë Laçi në postimin mbi foton e publikuar në Instagram ku ka dalë sëbashku me presidentin Refik Halili ka shkruar:

“Më mirë të largohesh si kampion. Faleminderit”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency