Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Drejtuesi i Red Bull: Ricciardo do pendohet, Alonso është rrëmujaxhi

Drejtuesi kryesor i skuadrës Red Bull, Christian Horner theksoi se nuk ka asnjë shans për Fernando Alonson, që të marrë vendin e lënë bosh nga Daniel Ricciardo, i cili do të shkojë te Renault.

“Kam shumë respekt për Fernandon, është një pilot i madh, por mendoj se do të jetë shumë e vështirë ta shohim te Red Bulli. Ai tenton të provokojë kaos kudo që shkon, ndaj nuk jam i sigurt se do të ishte zgjedhja më e mirë për ne. Preferojmë më shumë të investojmë te pilotë të rinj, sesa të firmosim me dikë që është në fund të karrierës. Do ta studiojmë me kujdes situatën dhe do të shohim se ç’mund të bëjmë. Sa herë që kemi kërkuar pilotë, kemi goditur në shenjë dhe kemi pasur sukses. Mjafton të përmend Vettel, Ricciardo, Verstappen, Sainz apo Gasly…”, ka thënë Horner.

Drejtuesi kryesor i skuadrës austriake Red Bull, nuk la pa analizuar edhe largimin e australianit Daniel Ricciardo, i cili do t’i bashkohet skuadrës franceze Renault, në fund të këtij sezoni.

“Mund të pendohet për vendimin e tij. Ende nuk e kam pranuar, kam menduar gjithnjë se po bën shaka, por ai ishte i qartë dhe duhet ta respektojmë zgjedhjen e tij. Ndoshta ka arsyet e veta. Renault është një skuadër në rritje, por sërish është e vështirë ta kuptojmë. Do ta kuptoja shumë më lehtë nëse do të kishte zgjedhur Ferrarin apo Mercedesin, por është një rrezik i stërmadh ky që ka marrë në këtë fazë të karrierës së tij”, deklaroi Horner.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...