Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Drejtuesi i Werder Bremen: Klubet u dëmtuan nga ndërprerja, të ndalim pagesat e lojtarëve

Futbolli është ndalur për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit, ndërsa presidentët dhe drejtuesit e shumë klubeve tani kanë filluar të shqetësohen, pasi po shohin që u kanë rënë ndjeshëm të ardhurat.

Kështu drejtuesi i lartë i Werder Bremen në Gjermani, deklaroi se klubi i tij mund të humbë miliona euro nga kjo situatë dhe hodhi idenë se duhet të merret në konsideratë edhe një vendim për të mos paguar lojtarët profesionistë, për periudhën që nuk do të luajnë futboll.

“Nëse është e pamundur të rifillojmë, atëherë është me të vërtetë një problem, por fillimisht duhet të presim nëse do ta mbyllim sezonin me praninë e tifozëve apo jo. Tani nga ndërprerja klubet janë dëmtuar mjaftueshëm, por nëse sezoni do të mbyllej pa praninë e tifozëve, apo më keq akoma, të mos mbyllej fare, dëmet do të ishin katastrofike. Mendoj se duhet marrë në konsideratë edhe bllokimi i pagave të futbollistëve për periudhën e pushimit, pasi do të na ndihmonte sadopak’, deklaroi CEO i Werder Bremen, Klaus Filbri për mediat gjermane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...