Serie A

Drejtuesit e Interit “blitz” për Lukakun, Barrela pret vizitat mjekësore, Dzeko…

Interi vijon përgatitjet nën drejtimin e Antonio Contes në Luganon e qetë dhe të izoluar për publikun, ndërsa drejtuesit e skuadrës zikaltër po nxitojnë për të mbyllur disa operacione merkatoje.

Kështu prioritet për momentin janë mesfushori Nicolo Barrela dhe sulmuesi Romelu Lukaku, pa harruar edhe Edin Dzekon, me këtë të fundit që u ka bërë të ditur drejtuesve të Romës se kërkon të largohet në fund të sezonit.

Sipas mediave pranë klubit zikaltër, Marotat dhe Ausilio pritet të udhëtojnë drejt Londrës këto ditë, për t’u takuar me drejtuesit e Manchester Unitedit dhe për të nisur zyrtarisht negociatat për blerjen e Lukakut, i cili aktualisht ndodhet në Australi me “Djajtë e kuq”.

Manchester United këmbëngul që të arkëtojë 84 milionë euro nga kartoni i sulmuesit belg, ndërsa drejtuesit e Interit do të tentojnë të ulin çmimin deri në 70 milionë euro dhe të negociojnë formulën e pagesës, për të mos e arkëtuar të gjithë shumën njëherësh.

Sa i përket mesfushorit të talentuar Barrela, është arritur tashmë marrëveshja me Cagliarin dhe nga dita në ditë pritet që 22-vjeçari të kryejë vizitat mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën dhe të vihet në dispozicion të Contes.

Më e komplikuar duket situata për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili u ka konfirmuar drejtuesve të Romës se dëshiron të largohet drejt Interit, por zikaltrit dhe verdhekuqtë janë ende larg marrëveshjes.

Marotta dhe Ausilio po shtyjnë për të marrë Lukakun, por sa i përket Dzekos, vështirë se do të bëhet ndonjë lëvizje, pa sistemuar më parë Mauro Icardin, i cili nuk bën pjesë në planet e drejtuesve dhe pret të mësojë emrin e skuadrës së re.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency