Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Drejtuesit e Interit telefonojnë Dybalën, Inzaghi zgjedh të sakrifikuarin në sulm

Asnjë dyshim për të ardhmen e Paulo Dybalës. Drejtuesit e Interit kanë kryer video-telefonatë me sulmuesin argjentinas dhe menaxherin e tij, duke konfirmuar vullnetin e tyre për të mbyllur sa më shpejt çështjen.

Te Interi janë të bindur të firmosin me Dybalën, vetëm se kanë kërkuar 10 ditë kohë, pasi po vlerësojnë ofertat që janë duke ardhur në drejtim të Joaquin Correas dhe në të njëjtën kohë po negociojnë për ndërprerjen e kontratës me Alexis Sanchez.

Pas kësaj telefonate të gjithë palët janë më të qeta, teksa Dybala vijon pushimet amerikane, i bindur që e ardhmja e tij do të jetë zikaltër dhe nuk do të ketë nevojë të marrë në konsideratë oferta të tjera.

Zikaltrit dhe sulmuesi argjentinas kanë rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare me pagë prej 5 milionë eurosh neto, shifër që mund të shkojë në 6 milionë, nëse Dybala luan në 50% të ndeshjeve, por edhe më shumë se 6 nëse arrihen bonuse të tjera që lidhen me trofetë.

Ndërkohë, sa u përket largimeve në sulm, duket se Inzaghi ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të sakrifikojë të besuarin e tij, Joaquin Correan, i cili nuk ka bindur në sezonin e parë me zikaltrit.

Për më tepër, Dzeko duket se i pëlqen jo pak Inzaghit, që e sheh si një rezervë luksi, që mund të vijë nga stoli dhe të bëjë diferencën me centimetrat e tij në zonën kundërshtare.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...