Basketboll

Drejtuesit e NBA prezantojnë planin për vazhdimin e sezonit

Drejtuesit e NBA iu kanë përcjellë krerëve të Shoqatës së Lojtarëve në National Basketball Association projektin për të ristartuar kampionatin. Bëhet fjalë për një plan paraprak që do t’i paraqitet pikërisht bordit të posaçëm të ligës spektakolare të basketbollit në Amerikën e Veriut, që përbëhet nga drejtuesit e skuadrave pjesëmarrëse.

Gjërat duket se janë qartësuar akoma më shumë, teksa është hartuar edhe një plan i detajuar, që ka kufizuar ndjeshëm edhe numrin e skuadrave që do të vijojnë kampionatin. Pasi studioi për një periudhë të gjatë kohe mundësitë dhe rrethanat për vazhdimin e kampionatit, pas ndërprerjes së gjatë pothuajse 3-mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit, më datë 29 maj komisioneri Adam Silver bashkë me krerët e tjerë informoi bordin e posaçëm të drejtuesve të skuadrave se objektivi për t’u rikthyer në parket është data 31 korrik.

Fillimisht në projektin fillestar synohej vazhdimi i këtij sezoni, me një numër ekipesh që llogaritej nga 24 deri në 30 skuadra, ndërsa tani bordi drejtues ka hartuar një plan paraprak me vetëm 22 franchise, nga 30 që filluan gjithsej sezonin e rregullt, përsa i përket edicionit të 74 në NBA. Skuadrat e interesuara për vazhdimin e këtij sezoni do të grumbullohen në Qendrën “ESPN Wide World of Sports” në Kompleksin Gjigant të Disney-t, pranë Qytetit të Orlando-s, një hapësirë e jashtëzakonshme në Shtetin e Floridas, e shtrirë në një zonë prej plot 89 hektarësh.

Ideja është për të luajtur vetëm nga tetë ndeshje, për të fiksuar klasifikimin përfundimtar dhe radhitjen e skuadrave, në mënyrë që të bëhet edhe përcaktimi i ndarjes së skuadrave dhe shortimi i ekipeve në bazë të numrave rendorë që do të kenë në përfundim të “regular season”, për të nxjerrë në këtë mënyrë edhe çiftet për fazën përmbyllëse të Play Off-it. Që të plotësohet kuadri i plotë i ndeshjeve për sezonin e rregullt nevojiten 82 takime, megjithatë numri i ndeshjeve të zhvilluara ndryshon në varësi të skuadrave.

Kështu ka ekipe si San Antonio Spurs që kanë luajtur vetëm 63 ndeshje gjithsej, por gjithashtu edhe skuadra si Dallas Mavericks e Atlanta Hawks, që e ndërprenë kampionatin me 77 ndeshje të zhvilluara. Është menduar që të seleksionohen pikërisht skuadrat me rendimentin më të lartë, sepse për hir të së vërtetës në Konferencën e Lindjes, vendi i tetë që mbahet për momentin nga Orlando Magic gjendet i shkëputur me plot 6 fitore nga Washington Wizards, që pozicionohet menjëherë poshtë vijës ndarëse që bën diferencën përsa i përket edhe kualifikimit për në postseason.

Nga Lindja janë përzgjedhur 9 ekipe, pra deri te Washington Wizards, ndërsa në Konferencën e Perëndimit janë përfshirë në këtë skemë 13 skuadra, pra deri në pozicionin e 13, që mbahet aktualisht nga franchise nga Arizona Phoenix Suns, ekip që gjithsesi është i distancuar 6 fitore larg nga kufiri ndarës i Play Off-it, që për momentin mbyllet nga Memphis Grizzlies me 32 fitore dhe 33 humbje. Pas përfundimit të sezonit të rregullt faza e Play Off-it pritet të startojë brenda muajit gusht, ndërsa finalet e edicionit të 74 në NBA pritet të zhvillohen në muajin tetor.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency