Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Drejtuesit “zgjohen” pas një muaji pushim, heqin trajnerin pak para rinisjes

Ligue 1 rikthehet me javën e ardhshme me javën e 16-të (28, 29 dhjetor në SuperSport). Skuadrat janë gati për të vijuar garimin e tyre, ndërkohë që drejtuesit e Angers kanë vendosur të ndryshojnë trajnerin.

Bardhezinjtë renditen në vendin e fundit me 8 pikë, ecuri që i ka kushtuar stolin Gerard Baticle. 54-vjeçari është shkarkuar nga posti që mbante, duke mbyllur aventurën me Angers, ekip që e drejtonte prej majit të vitit të kaluar.

Edhe pse skuadra qëndron pushim prej një muaji, drejtuesit u kujtuan vonë të largonin Baticle. Angers rikthehet në fushë përballë Ajaccios së Qazim Laçit në transfertë, një sfidë e fortë mbijetese në kampionatin francez.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...