Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Drejtuesve të Everton iu “sos” durimi, shkarkohet trajneri Lampard

Frank Lampard e mbyll aventurën në krye të Everton aty ku u emërua në 31 janar të vitit 2022. Rezultatet e dobëta të këtij sezoni (11 humbje në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet) me skuadrën që renditet në vendin e parafundit të Premier League, bëjnë që drejtuesit të marrin vendimin ekstrem për 44-vjeçarin.

Një tjetër aspekt që ndikoi drejtpërdrejt në shkarkimin e trajnerit është edhe fakti se Lampard pati përplasje me lojtarët teksa konflikti arriti pikën kulmore kur pas disfatës me Southampton, aty ku në dhomat e zhveshjes mesfushori Doucoure u kap fizikisht me teknikun.

Tashmë, drejtuesit e Everton janë të përqëndruar tek merkato pasi synohet me patjetër afrimi i një sulmuesi për të ndryshuar sadopak momentin negativ në kampionat teksa dëshira është transferimi i Arnaut Danjuma nga Villareal.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...