Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Drenica befason Feronikelin, Besa e dorëzuar edhe para Arbërisë

Drenica befasoi Feronikelin në javën e 21-të të Superligës së Kosovës. Skuadra nga Skënderaj iu imponua 1-3 Niklit në këtë derbi të zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”, duke e ndezur edhe më shumë garën për mbijetesë.

Uka kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 18-të, por Simonosvski barazoi në të 39-tën. Në minutën e parë shtesë të fraksionit hapës Frashëri riktheu avantazhin e Drenicës, që shkoi në dhomat e zhveshjes edhe në superioritet numerik, pas ndëshkimit të Bojkut me karton të kuq. Gjatë pjesës së dytë Drenica realizoi edhe golin e sigurisë me autorin e finalizimit hapës, Uka.

Besa duket se nuk ka më motiv për të luftuar për mbijetesën. Skuadra pejane u mposht 0-3 nga Arbëria. Autorë të golave ishin Marclei, Bahtiri dhe Kryeziu.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...