Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drenica bind ndaj Llapit dhe merr fitoren e parë sezonale

Pas startit me humbje në transfertën ndaj Feronikelit, Drenica ka gjetur fitoren e parë në kampionat, pikërisht në javën e dytë, në ndeshjen ndaj Llapit në shtëpi.

Sfida e parë e javës së dytë përfundoi me rezultatin 3-0 për Drenicën, që arriti të zgjidhë fatin e takimit vetëm në pjesën e dytë, kur edhe shënoi të tre golat.

Harmon zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërsa Mziu arriti të dyfishojë shifrat 10 minuta më vonë. Golin e sigurisë për Drenicën e shënoi Elshani në minutën e 73-të, ndërsa Llapi nuk arriti të tregojë asgjë në këtë takim.

Java e dytë e IPKO Superligës së Kosovës do të vijojë nesër me dy takime dhe të dielën me dy ndeshje të tjera, ndërsa sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë për më 25 shtator, pasi FFK-ja duhet të mirëmbajë terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...