Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Drenica fiton me përmbysje përballë Prishtinës, Trepça ’89 fundos Dukagjinin

Drenica mposht edhe Prishtinën në BKT Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 nuk hasi probleme përballë Dukagjinit të vendit të fundit, i vetmi ekip që nuk siguruar akoma fitoren e parë në sezonin 2022/2023.

Kuqezinjtë e Drenicës fituan 2-1 përballë Prishtinës në Skenderaj. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa e dyta ishte e mbushur me emocione. Të parët kaluan në avantazh djemtë e Ismet Munishit me anë të Genc Hamitit.

Vendasit reaguan dhe përmbysën gjithçka falë golit të Zenel Gavazajt dhe penalltisë së saktë të Armend Abazit pesë minuta përpara fundit të takimit. Suksesi i dytë radhazi për Drenicën, që ndan vendin e tretë me Prishtinën me nga 11 pikë, por ekipi kryeqytetas ka luajtur një sfidë më pak.

Moment i mirë edhe për Trepça ’89, që triumfoi 3-0 në Mitrovicë ndaj Dukagjinit. Armend Gashi zhbllokoi takimin në minutën e 19’, ndërkohë që nëntë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për vendasit.

Mba fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi saktë Robert Rrahmani. Katër minuta përpara fundit pati festë edhe për Christian Mba, i cili kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të futbollit dardan bashkë me Simonovskin e Dritës me nga 7 gola.

Trepça ’89 siguroi rezultatin e katërt radhazi pozitiv dhe renditet në vend të pestë me 9 pikë. Krizë të Dukagjini. Skuadra nga Klina mban vendin e fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara në tetë javë kampionat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...