Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drenica mposht kampionët në fuqi, Vushtrria gjen fitoren e dytë sezonale

Drenica ka mposhtur Feronikelin me rezultatin minimal 1-0, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe duke zhytur në krizë kampionët në fuqi, të cilët aktualisht mbeten në kuotën e 19 pikëve dhe rrezikonë të shkëputen edhe më shumë nga kreu.

Një gol i Qemajl Elshanit në minutën e pestë vendosi edhe fatin e takimit, ndërsa skuadra nga Drenasi bëri të gjitha përpjekjet për të përmbysur rezultatin, por nuk ia doli të marrë qoftë edhe një pikë në këtë transfertë.

Sfida tjetër e vlefshme për javën e 12 ishte ajo mes Vushtrisë dhe Llapit, që u fitua në mënyrë të befasishme nga vendasit, gjithashtu me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Lamcaj në pjesën e parë, me Vushtrinë që mori kështu fitoren e dytë sezonale, ndërsa Llapi pësoi humbjen e dytë radhazi, duke komplikuar ecurinë e mirë të javëve të para.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...