Vala Superliga

Drenica “thyen” Gjilanin, shtyhet Vllaznia-Besa

Pas 2 barazimeve radhazi Drenica e u rikthye te fitorja në Vala Superligën e Kosovës duke vijuar momentin pozitiv që po kalon.  Në sfidën e vlefshme për javën 21-të Drenica mposhti 1-0 Gjilanin duke rikthyer me këmbë në tokë këta të fundit të cilët vinin pas 2 fitoresh radhazi. Vendosi gjithçka goli i  Kreshnik Ukës në minutën e 60-të ndërkohë me këtë fitore Drenica u ngjit në vendin e 6-të në kuotën e 34 pikëve duke parakaluar pikërisht Gjilanin në renditje. Ndërkohë për shkak të terrenit shumë të rëndëuar të fushës së Gjilani u shty me 24 orë sfida mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Besës së Pejës.

To Top