Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drenica vijon përforcimet, prezanton edhe dy ish futbollistë të Superiores

Drenica e mbylli gjysmën e parë të sezonit në IPKO Superligë në vendin e parafundit, një pozicion që të çon një kategori më poshtë, por synimi i drejtuesve të klubit dhe trajnerit Bledar Devolli, është sigurimi i mbijetesës me çdo kusht.

Pikërisht për këtë arsye klubi po vijon punën për t’u përforcuar me futbollistë të njohur të Kategorisë Superiore në Shqipëri, teksa pasi zyrtarizoi dje ish mesfushorin e Vllaznisë, Behar Ramadani, sot ka prezantuar edhe dy prurje të reja, mesfushorin Donald Rrapo dhe mbrojtësin Eglantin Gjoni.

Donald Rrapo, i cili ishte pjesë e Laçit deri në fund të vitit të kaluar, por humbi vendin e titullarit te kurbinasit dhe bashkë me klubin vendosën të ndërpresin bashkëpunimin, ndërsa tani do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e drejtuar nga Devolli.

Edhe Eglantin Gjoni ka një të shkuar te suksesshme te laçi, ku luajti për 4 sezone dhe u largua nga kurbinasit vetëm gjatë kësaj vere, ndërsa në gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e Llapit të Podujevës.

Ndërkohë drejtuesit e klubit të Drenicës kanë paralajmëruar se priten edhe përforcime të tjera në ditët e ardhshme, por pa bërë të ditur emrat, ndërsa trajneri Devolli ka nisur nga puna për të ndërtuar një skuadër të denjë për të siguruar mbijetesën sa më shpejt.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...