Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Drenica “zhyt” Dukagjinin në krizë, Gashi shpëton Trepçën në “limite”

Drenica rikthehet te fitorja në Superligën e Kosovës pas humbjes 2-5 të javës së kaluar, teksa Trepça ’89 dhe Ferizaj ndanë nga një pikë mes tyre. Kuqezinjtë nga Skënderaj fituan 1-2 në Klinë përballë Dukagjinit, që mbetet në kërkim të fitores së parë sezonale.

Drenica siguroi tre pikët falë golave të Bintsouka Koxy (13’) dhe Altin Vojvoda (39’) në pjesën e parë. Vendasit shkurtuan rezultatin nëpërmjet një penalltie të Otto John (50′), por vetëm kaq.

Dukagjini mbetet në vend të fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara në shtatë javë kampionat, ndërkohë që Drenica është ngjitur në vend të pestë me tetë pikë.

Nuk ka fitues në Mitrovicë, aty ku Trepça ’89 dhe Ferizaj e mbyllën në barazim 1-1 duelin e luftuar mes tyre. Skuadra udhëtuese kaloi e para në avantazh dhjetë minuta përpara fundit të takimit.

Drilon Sadiku zhbllokoi takimin, por Trepça ’89 evitoi humbjen falë rrjetës së Armend Gashit në minutat shtesë. Vendi i shtatë dhe po kaq pikë për Ferizajn, teksa skuadra nga Mitrovica renditet e treta nga fundi me një pikë më pak.

Superliga e Kosovës
Java e shtatë

Dukagjini-Drenica 1-2
Trepça ’89-Ferizaj 1-1

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...