Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drenica zhyt në krizë Prishtinën, Drita përmbys Llapin

Prishtina në krizë të thellë rezultatesh në Superligën e Kosovës. Ekipi kryeqytetas u mposht edhe nga Drenica me rezultat minimal, duke e çuar në 3 numrin e humbjeve radhazi, çka reflektohet edhe me klasifikimin në pjesën e poshtme të tabelës. Golin e vetëm të këtij takimi të zhvilluar në Skënderaj e realizoi Egzon Fazliu në minutën e 60-të. Një ditë me shumë fat për Fazliun, që u shndërrua heroi i Drenicës, edhe pse e kishte nisur takimin në stolin e rezervave.

Drita e Gjilanit, ndërkohë, fitoi me përmbysje 1-2 në fushën e Lllapit, për suksesin e tretë radhazi në Superligë. Valmir Veliu e kaloi Llapin në epërsi që në minutën e tetë, por “intelektualët” u kundërpërgjigjën me Almir Ajzerajn që barazoi në minutën e 57-të, para se Ahmed Januzi të shënonte autogol 20 minuta para fundit.

Llapi zhvilloi një lojë shumë të mirë dhe krijoi rate, por nuk i mjaftoi ta shmangë humbjen e gjashtë në nëntë ndeshje këtë sezon.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...