Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dressel rekord në stilin flutur, ja fituesit e ditës së 11 të Olimpiadës

Amerikani Caeleb Dressel fitoi medaljen e tij të tretë të artë në Olimpiadën e Tokios, me një rekord botëror në garën e 100 metrave stil flutur. Dressel mori kryesimin që nga starti dhe mbajti pas hungarezin Kristof Milak për të fituar me kohën 49.45 sekonda duke thyer rekordin prej 49.50 sekondash që kishte vendosur vetë 2 vjet më parë në botërorin e vitit 2019. Milan fituesi i garës së 200 metrave në këtë stil, mori medaljen e argjendit me kohën 49,68 sekonda, ndërsa medalja e bronzit shkoi për zviceranin Noe Ponti.

Ledecki shkëlqen sërish, notarja amerikane fitoi medaljen e arit në 800 metra stil i lirë, duke e fituar këtë event për të tretën Olimpiadë radhazi. Rivalja e fortë, australiania Ariarne Titmus fitoi medaljen e argjendit ndërsa Simona Quadarella i dhuroi një medalje bronzi Italisë.
Në garën e 200 metrave stil shpinë për femra, KayleeMcKeown bëri që Australia të fitojë medaljen e saj të tretë të artë në gjithë historinë, duke përfunduar para kanadezes Kylie Masse. Australia fitoi edhe medaljen e bronzit, me përfaqësuesen tjetër Emily Seebohm që u rendit e treta.

Skuadra britanike e miksuar meshkuj femra e Adam Peaty theu rekordin botëror për të fituar garën 4×100 metra stil i përzier që përfshihej për herë të parë në Olimpiadë duke lënë pas Kinën dhe Australinë. Katërshja britanike e përbërë nga Kathleeen Dawson, Peaty, James Guy dhe Anna Hopkin preku e para murin me kohën 3 minuta 37 sekonda e 58 të qindtat për të thyer rekordin e mëparshëm prej 3:38.41 që ishte vendosur nga Kina në Qingdao vitin e kaluar. Kinezët ishin të dytët me kohën 3:38.86 dhe Australia fitoi medaljen e bronzit, ndërsa skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e udhëhequr nga Caeleb Dressel nuk bëri më tepër se vendi i pestë.

Lu Yunxiu e Kinës fitoi medaljen e fundit të artë në windsurfing, pasi përfundoi garën e para duke i lënë pas të gjithë konkurrentët në Lojërat e Tokios. Charlinë Picon fitoi medaljen e argjendit për Francën, ndërsa skuadra e Britanisë së Madhe me Emma Wilson fitoi medaljen e bronzit. Kjo garë mbetet në histori pasi disiplina nuk do të përfshihet më në Lojërat Olimpike duke nisur nga ato të Paris 2024.

Kiran Badloe, fitoi medaljen e tretë të artë radhazi për Holandën në windsurfing për meshkuj. Thomas Goyard i Francës fitoi medaljen e argjendit, ndërsa Bi Kun i Kinës ishte i treti duke u bërë i pari atlet mashkull nga Kina që fiton një medalje në kategorinë e sailing.

Nina Christen e Zvicrës fitoi garën e femrave në qitje me pushkë 50 metra 3 pozicionale, për të siguruar medaljen e saj të dytë në Olimpiadën e Tokios.

Mete Gazoz i Turqisë fitoi garën individuale për meshkuj në hark në Lojërat e Tokios. Në këtë Olimpiadë kjo ishte medalje e parë e artë që fitohet nga një vend tjetër përveç Koresë së Jugut që ka siguruar 4 nga 5 medaljet olimpike në hark në Tokio. Gazoz mposhti Mauro Nespoli të Italisë në finale me rezultatin 6-1. Ai siguroi medaljen e parë olimpike për Turqinë në hark. Takaharu Furakava i Japonisë fitoi medaljen e bronzit. Furakava gjithashtu fitoi një medalje bronzi në garën ekipore për meshkuj.

Alex Yee realizoi një finale të shkëlqyer teksa Britania e Madhe fitoi garën inauguruese të Triathlon të miksuar për medaljen e parë të arë, me skuadrën e tyre prej 4 personash që kompletoi një javë të shkëlqyer për Britaninë që kishte marrë edhe dy medalje argjendi në garat individuale. Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan medaljen e argjendit, me Francën 3 herë kampione bote në këtë disiplinë që fitoi medaljen e bronzit. Ishte një triumf emocional për Jonny Brownlee e cila kishte fituar medaljen individuale të bronzit në 2012 dhe në 2016 dhe më në fund siguroi të arit që mund ta ndante me vëllanë e tij të madh Alistar.

Nesthy Petecio e Filipineve mposhti italianen Irma Testa në peshën pupël të gjysmëfinaleve të boksit. Kjo do të thotë se Filipinet do të fitojnë minimumi një medalje argjendi, me vendin aziatik që mund të synojë medaljen e dytë të arit në Lojërat e Tokios.

Spanjollët Fatima Galvez dhe Alberto Fernandez bënë një përmbysje të madhe për të fituar medaljen e parë të artë në Olimpiadë në qitjen dyshe me piatel, pasi kjo kategori përfshihet për herë të parë në Lojëra. Çifti spanjoll, goditi 41 nga 50 shënjestra në finale për të fituar artin në poligonin e Asakas. Argjendi shkoi për skuadrën nga San Marino të përbërë nga Alessandra Perilli dhe Gian Marco Berti që shënjestruan 40, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan medaljen e bronzit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...