Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dribluesit më të mirë në Europë, Messi i pakonkurrueshëm

Krijimi i superioritetit numerik është mundësia më e mirë për të rritur shanset e shënimit të një goli. Për këtë arsye lojtarët që janë të aftë të kalojnë kundërshtarin kanë një peshë specifike në organikën e çdo skuadre.

CIES (qendra e studimeve të futbollit europian) ka listuar futbollistët driblues më të mirë në Europë, ku, sikurse parashikohej, në krye të saj qëndron Lionel Messi, që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën.

Në podium janë ngjitur edhe dy magjistarë të tjerë të topit, Saint-Maximin i Nisës (një lojtarë i vënë në qendër të vëmendjes në merkaton e futbollistëve) dhe Eden Hazard i Chelsea-t.

Klasifikimi i dribluesve më të mirë në Europë është hartuar në bazë të numrit të driblimeve dhe minutave që i janë dashur një futbollisti për një driblim, ku sigurisht një peshë të madhe zë edhe përqindja e tentativave të suksesshme.

Interesant fakti që në top-10 dribluesit më të mirë, 5 janë rritur në futbollin francez.

Nëse Messi driblon me shumë se çdo futbollist tjetër, Eden Hazard mbetet lojtari që e ka përqindjen më të lartë të driblimeve të suksesshme.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...