Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dridhet Barça, Messi mund të ikë “gratis” në verë!

Janë orë të nxehta në shtëpinë e Barcelonës. Ngjarjet e fundit kanë vendosur në diskutim të ardhmen e Lionel Messit te skuadra “blaugrana”. Zënka që ka patur ylli argjentinas me Eric Abidal nuk është anashkaluar nga Messi. Presidenti Bartomeu, para se të udhëtonte drejt Brukselit, është përpjekur të shuajë kontradiktat mes tyre, por atëherë kur dukej se paqja ishte vendosur, mediet italiane, më konkretisht “Gazzetta Dello Sport”, shkruan se Messi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga frazat e Abidal, por edhe nga shkarkimi që drejtuesit i bënë teknikut Ernesto Valverde.

Te Barça janë të bindur se Messi do të qëndrojë deri në fund të karrierës te klubi katalanas siç e ka bërë vetë të ditur në shumë raste, por duke parë ndodhitë e fundit, Messi po mendon seriozisht largimin pasi në kontratën e tij me Barcelonën ekziston një klauzolë e cila e thotë qartë se Leo mund të largohet gratis, duke filluar që nga vera e vitit 2020. Janë të shumta klubet që duan ta kenë Messin në gjirin e tyre edhe pse jo të gjitha mund t’ia lejojnë vetes pagën e tij.

Ndoshta ashtu si Cristiano Ronaldo që la Realin në moshën 33-vjeçare edhe Messi mund të vendosë ta bëjë diçka të tillë në verën e këtij viti. Paris Saint Germain, Manchester City dhe Manchester United, por edhe Juventusi e Interi mund ta bëjnë një tentativë për 6 herë fituesin e Topit të Artë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...