Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dridhet pankina e Hutter, ndaj Union Berlin test vendimtar

Borussia Monchengladbach u eliminua në mënyrë të befasishme nga Kupa e Gjermanisë, pasi u mposht 3-0 nga Hannoveri, teksa tashmë e ardhmja e trajnerit austriak Adi Hutter është vënë seriozisht në pikëpyetje.

I ardhur nga Eintrachti i Frankfurtit, tekniku austriak nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë ndaj tij te Gladbach dhe vetëm rezultatet pozitive ndaj Bayernit të Mynihut duket se nuk mjaftojnë për të mbajtur pankinën.

Mediat në Gjermani flasin për një ultimatum ndaj Hutter, që duhet të fitojë patjetër përballjen e fundjavës ndaj Union Berlin, në mënyrë që të mund të shmangë shkarkimin nga pankina e Borussia Monchengladbach, që përveç eliminimit nga Kupa e Gjermanisë, pozicionohet në vendin e 12 dhe është vetëm 4 pikë larg zonës së rënies.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...