Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Drinkwater nuk ikën nga Chelsea, arsyeja… rroga e lartë

Me ardhjen e Maurizio Sarrit tek Chelsea, duket se çdo gjë po shkon më së miri. Lojtarët e kanë harruar periudhën e errët që po kalonin kur në drejtim ishte Antonio Conte. Mirëpo është një futbollist, i cili, me ardhjen e italianit, ka luajtur vetëm një ndeshje në këtë fillim sezoni. Bëhet fjalë për Danny Drinkwater, që të vetmen paraqitje e ka bërë në Community Shield, ku Chelsea humbi kundër Manchester City. E nëse shumë lojtarë do të ishin të acaruar nga kjo situatë, duket se për Drinkwater nuk është kështu. Aktualisht, 28-vjeçari paguhet 100.000 paundë në javë dhe kjo është arsyeja kryesore që ai nuk do të ndryshojë fanellë, me gjithë interesimet e West Hamit apo edhe ish-ekipit të tij, Leicester City.

Mesfushori u ble në fund të merkatos së vitit 2017 për shifrën e 40 milionë eurove, por dëmtimi në sezonin e kaluar e besimi i paktë nga tranjeri i ri këtë sezon, kanë bërë që ai të ketë vetëm 23 ndeshje me “Blutë” e Londrës. Çdo skuadër, e cila do të dëshirojë të bëjë një ofertë të mirë për Drinkwater gjatë merkatos së ardhshme, do të blinte pa dyshim një futbollist cilësor. Por, po ky lojtar, duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga rroga e tij prej 6 milionë eurosh në vit, duke e vënë pagën edhe përpara karrierës së tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...