Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Drita bën “poker” ndaj Llapit, Malisheva siguron 3 pikët në transfertën ndaj Trepça 89

Drita ka fituar thellë ndaj Llapit dhe ka marrë vendin e dytë të renditjes në Superligën e Kosovës. Vendasit fituan me rezultatin 4-0, në një ndeshje që e dominuan të gjithën. Dy golat e parë u realizuan nga Krasniqi në minutën e 10’ dhe në minutën e 26’, ndërsa golin e tretë e shënoi Kryeziu në minutën e 45+2’, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-0.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte Simonovski ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 57’ dhe njëkohësisht duke vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Aktualisht, pas katër ndeshjeve të luajtura Drita mban vendin e dytë me 8 pikë, teksa Llapi që ka zhvilluar pesë takime qëndron në vend të gjashtë me 5 pikë.

Ndërkohë Malisheva ka fituar në transfertë ndaj Trepça 89, në një takim ku u realizuan në total pesë gola.

Për vendasit realizuan Mba në minutën e 42’ dhe Dushi në minutën e 89’, teksa për miqtë realizoi Bajrami në minutën e 25’ dhe Gavazaj shënoi dy gola, një në minutën e 56’ dhe golin e dytë personal dhe të tretin për Malishevën në minutën e 69’.

Momentalisht Trepça 89 renditet në vend të tetë me 2 pikë dhe ka luajtur 4 takime, Malisheva që po ashtu zhvilloi ndeshjen numër katër për këtë sezon, qëndron në vend të pestë me 6 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...