Superliga e Kosovës

Drita “blindon” kreun përballë Malishevës, Gjilan e pëson nga Llapi

Gjilani e pësoi nga Llapi, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin 0-1. Vendasit nuk ia dolën që të siguronin tre pikët në javën e tetë të Superligës së Kosovës.

Miqtë arritën që të merrnin avantazhin dhe njëkohësisht të realizonin golin e fitores në minutën e 82’, me Shabanin që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Pas këtij takimi Gjilani renditet në vend të dytë me 14 pikë, 3 më pak se Drita kryesuese, por duhet theksuar se kjo e fundit ka një ndeshje me pak. Teksa Llapi nga ana tjetër renditet në vend të gjashtë me vetëm 8 pikë të grumbulluara.

Këtë të shtunë mbyllën raundin e tetë edhe Malisheva-Drita, me miqtë që triumfuan me rezultatin 2-4.

Ishte Krasniqi ai i cili gjeti i pari rrugën drejt rrjetës, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9’ dhe i dha avantazhin Dritës. Malisheva barazoi në minutën e 21’ me Marc-Olivier, për ta mbyllur këtë fraksion me barazimin 1-1.

Ndërsa në pjesën e dytë Drita u tregua e papërmbajtshme, në minutën e 52’ Simonovski i dhuroi golin e dytë miqve, në minutën e 64’ realizoi Kryeziu, ndërsa në minutën e 77’ Ajzeraj realizoi golin e katërt për Dritën.

Malisheva tentoi të kundërpërgjigjej, duke realizuar në minutën e 89’ me Hazrollaj, megjithatë në fund sfida u mbyll me rezultatin 2-4.

Në fund të kësaj jave Drita kryeson me 17 pikë, teksa Malisheva qëndron në vend të tetë me 7 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency