Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita dhe Prishtina nuk gabojnë, vijon dueli për titullin

Drita dhe Prishtina vijojnë duelin në distancë për titullin kampion në Vala Superligën e Kosovës edhe pas javës së 29-të. Në Gjilan Drita mposhti 3-1 me përmbysje Feronikelin e Sulejman Starovës duke ruajtur avantazhin prej 3 pikësh ndaj Prishtinës së Mirel Josës që në Pejë mposhti 3-2 Llapi në një tjetër sfidë që dhuroi shumë emocione.  Në një atmosferë fantastike në praninë e rreth 4500 tifozëve, Drita e Bekim Isufit edhe pse e pa veten në disavantazh 0-1 pas golit të Mendurim Hotit realizoi 3 herë në pjesën e dytë dhe 4 javë para fundit të kampionatit është shumë pranë fitimit të titullit kampion.Bujar Shabani, Fidan Gërbeshi dhe Leutrim Kryeziu ishin autorët e golave për skuadrën gjilanase që falë këtij suksesi u ngjit në kuotën e 59 pikëve, 3 më shumë se Prishtina që gjithashtu nuk e pati të lehtë ndaj Llapit.  Në fushën asnjanëse Shahin Haxhiislami në Pejë, skuadra e Josës po kryesonte 3-1 pas vetëm 32 minutash lojë falë dygolëshit të Ahmed Januzit dhe finalizimit të Arbër Hoxhë, ndërkohë që për formacionin nga Podujeva barazoi përkohësisht shifrat Mentor Zhdrella. 2 minuta para fundit Llapi gjeti edhe golin e dytë me Altin Merlakun. Dy barazime pa gola u regjistruan në dy sfidat e tjera të javës së 29-të, me Trepça 89” që zhgënjeu duke ngecur në Mitrovicë përballë Flamurtarit , ndërkohë që nuk prodhoi asnjë fitues dhe asnjë gol as derbi i Dukagjinit mes Vëllaznimit dhe Besës.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...