Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita e Gjilani bëjnë detyrën në transfertë, Flamurtari merr pikë në Mitrovicë

Drita e Gjilanit ka triumfuar me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj modestëve të Vushtrrisë, duke siguruar fitoren e pestë radhazi në kampionat, rezultate këto që e mbajnë në krye të renditjes me 55 pikë.

Xhevdet Shabani shënoi që në minutën e parë për skuadrën gjilanase, duke e bërë më të lehtë ndeshjen, ndërsa Haxhimusa dyfishoi shifrat në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë pati kohë edhe për dy gola të tjerë, të shënuar nga Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexha.

Fiton edhe Gjilani me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Dukagjinit, duke ruajtur kështu ritmin e Dritës kryesuese dhe duke marrë përkohësisht ven din e dytë të renditjes me 51 pikë. Edhe skuadra e Gentian Mezanit kaloi në avantazh me Razak që në minutën e parë, ndërsa në të 7-ën ishte Shala që shënoi në portën e tij.

Kamara shënoi për vendasit në minutën e 9’ dhe rihapi takimin, por kjo deri në fillim të pjesës së dytë, kur Fiton Hajdari shënoi edhe golin e tretë për Gjilanin, duke vulosur fitoren e miqve.

Sfida tjetër e ditës së sotme, mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit, përfundoi në barazim 1-1, një rezultat që duket se favorizon më shumë kuqezinjtë nga kryeqyteti, të cilët janë jashtë zonës së ftohtë të renditjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...