Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita e papërmbajtshme, Drenica dhe Ballkani fitore befasuese në transfertë

Drita e nis me hap kampioni sezonin e ri në IPKO Superligën e Kosovës. Skuara gjilanase triumfoi thellë 5-0 me KEK-un, skuadrën që rikthehet në elitën e futbollit kosovar.

Më pak se 22 minuta lojë rezistuan futbollistët e KEK-ut, pasi Krasniqi zhbllokoi rezultatin, duke u dhënë më shumë qetësi kampionëve në fuqi. Në pjesën e dytë e shënuan për vendasit Haxhumusa dy herë, sërish Krasniqi dhe Gërbeshi, që vulosën rezultatin përfundimtar 5-0.

Nisje pozitive edhe për Flamurtarin, që fitoi minimalisht me Ferizajn, falë golit të Shillovës në minutën e 17-të.

Po 1-0 fitoi edhe Drenica në fushën e Llapit. Golin e vetëm të takimit e realizoi Abazi në minutat shtesë të pjesës së parë. Rezultat befasues mori edhe Ballkani, që fitoi minimalisht në transfertë me Lirinë e Prizrenit me golin e vetëm të sfidës që u shënua në shtesë.

Këtë të hënë luhet ndeshje e fundit e javës së parë mes Prishtinës dhe Gjilanit, ndërsa takimi hapës mes Feronikelit dhe Trepçës 89’, i luajtur të shtunën, përfundoi në barazim 1-1.

 

E shtunë

Feronikeli – Trepça 89’       1-1

E diel

Drita-Keku                             5-0

Flamurtari – Ferizaj             1-0

Llapi – Drenica                      0-1

Liria – Ballkani                      0-1

E hënë

Prishtina – Gjilani

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...