Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita fiton dhe ngjitet në krye, Prishtina rikthehet te suksesi

Drita e Gjilanit triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj surprizës së këtij fillim-sezoni në IPKO Superligën e Kosovës, Ballkanit dhe arriti të ngjitet të krye të renditjes me 21 pikë, po aq sa ka edhe skuadra tjetër e qytetit, Gjilani.

Vendasit e zgjidhën shumë shpejt fatin e ndeshjes, pasi zhbllokuan rezultatin me anë të Izair Eminit në minutën e pestë, ndërsa pak minuta më vonë ishte sulmuesi brazilian Gilberto Fortunato që dyfishoi shifrat.

Në minutat në vijim vendasit menaxhuan mjaft mirë lojën dhe iu afruan golit të tretë në disa raste, ndërsa Ballkani nuk arriti të konfirmojë momentin e mirë që po kalonte. Vlen të theksohet se të dy skuadrat e mbyllën takimin me nga 10 futbollistë.

Fitore me mjaft vlera mori edhe Prishtina e Armend Dallkut, që triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Ferizajt. Meriton Korenica kaloi kryeqytetasit në avantazh në pjesën e parë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ishte sulmuesi Ahmed Jonuzi që vulosi suksesin.

Pas një humbjeje dhe një barazimi, Prishtina rikthehet te fitorja dhe me këtë 3-pikësh u ngjit në kuotën e 17 pikëve në total, vetëm 4 pikë më pak se Gjilani e Drita kryesuese.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...