Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita fiton supersfidën ndaj Prishtinës, Gjilani “bie” në Podujevë

Pas humbjes në mesjavë në Therandë përballë Ballkanit kryesues, Drita është rikthyer te suksesi dhe e ka bërë këtë në një tjetër ndeshje direkte, atë përballë Prishtinës në Gjilan, iku arriti të fitojë me rezultatin final 2-1.

Në një terren disi të rënduar edhe për shkak të reshjeve të shiut, Drita gjeti golin e avantazhit që në minutën e tetë me anë të sulmuesit kryesor të saj, Kastiot Rexha, i cili u tregua i saktë para portës dhe mposhti gardianin kryeqytetas, Visar Bekaj.

Në pjesën e dytë ishte sulmuesi i huazuar nga Skënderbeu, Otto John që shënoi golin e barazimit për Prishtinën e Armend Dallkut, por vetëm pak minuta më vonë ishte Astrit Fazlliu që shënoi edhe golin e dytë për vendasit, duke sigluar kështu suksesin.

Humbi edhe skuadra tjetër e qytetit, Gjilani, që u mposht me rezultatin 2-1 nga Llapi, në transfertën e zhvilluar këtë pasdite në Podujevë. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërsa Nikac në minutën e 70’ rihapi ndeshjen, por Gjilani nuk pati fuqinë të shënojë sërish dhe të shmangë humbjen.

Me fitoren sot Drita parakalon Gjilanin e Prishtinën dhe ngjitet në vendin e dytë, ndërsa Ballkani ka një mundësi të artë për t’u shkëputur, nëse do të arrijë të marrë maksimumin nga transferta kryeqytetase ndaj Flamurtarit nesër pasdite.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...