Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Drita gjen “timonierin” e ri, ish-trajneri i Vllaznisë rikthehet në Kosovë

Klubi i Dritës në Kosovë njoftoi para pak ditëve largimin nga detyra të trajnerit Arsim Thaçi si pasojë e rezultateve të dobta. Por, gjilanasit nuk do të mbeten gjatë pa një trajner pasi drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me një emër të njohur dhe me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar.

Lexo edhe:

Fjala është për Mirel Josën i cili pritet të prezantohet gjatë ditës së mërkurë teksa do të marrë “çelësat” e skuadrës deri në fundin e sezonit aktual, ndërsa në kontratë përfshihet edhe marrëveshja për sezonin e ardhshëm.

Eksperienca e fundit e Mirel Josës ishte tek Vllaznia në Abissnet Superiore ndërsa tashmë 59-vjeçari përgatitet të rikthehet në Kosovë, aty ku gjatë viteve 2017-2019 ka drejtuar kryeqytetasit e Prishtinës. Aktualisht, Drita renditet në vendin e dytë të kampionatit me vetëm një pikë më pak se Ballkani kryesues teksa është në garë për titullin kampion.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...