Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita kërkon fitoren e parë ndaj Flamurtarit, Vushtria pret Trepçën ’89

IPKO Superliga e Kosovës do të luajë sot dy ndeshjet e tjera të javës së dytë të kampion atit, ku vëmendja do të jetë e përqendruar në Gjilan, me Dritën që do të presë kryeqytetasit e Flamurtarit.

Gjilanasit zhgënjyen në startin e kampionatit javën e kaluar, pasi u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga Ferizaj në shtëpi dhe sot do të tentojnë të bëjnë kthesën dhe të marrin fitoren e parë.

Nga ana tjetër, Flamurtari vjen pas një barazimi 1-1 përballë Prishtinës në derbin e kryeqytetit dhe gjithashtu ka si synim sot që të marrë fitoren e parë sezonale.

Sfida tjetër që do të luhet këtë pasdite, do të jetë ajo mes debutuesve të Vushtrrisë dhe Trepçës ’89. Vendasit e nisën sezonin me një humbje të thellë në Drenas, përballë Feronikelit kampion në fuqi, ndërsa skuadra nga Mitrovica “i tregoi dhëmbët” Gjilanit, duke e mposhtur bindshëm në “Adem Jashari”.

Trepça ’89 shihet si favorite në këtë takim, por natyrisht që edhe Vushtrria do të kërkojë të debutojë me sukses para tifozërisë së saj, për të treguar se ka ardhur në Superligë me synimin për të qëndruar gjatë aty.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...