Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita kërkon kreun përballë Drenicës, Llapi për vazhdimësinë në Ferizaj

Java e 20-të e IPKO Superligës së Kosovës, e shtrirë në tri ditë, do të nisë sot me dy takime mjaft interesante, Drita-Drenica, Ferizaj – KF Llapi. Sigurisht që vëmendjen kryesore e merr takimi i Gjilanit (13:00), të cilin “Intelektualët” dëshirojnë ta fitojnë me çdo kusht, për të barazuar Ballkanin në krye të renditjes. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu e ka nisur mbarë vitin 2020 me dy fitore radhazi në kampionat, duke u kandiduar si një nga rivalet më të forta për trofenë e kampionit. Edhe statistikat e përplasjeve direkte me Drenicën i japin përparësi Dritës në këtë duel, pasi ekipi nga Skënderaj nuk fiton prej thuajse tre vjetësh me këtë kundërshtar.

Në takimin tjetër të ditës së sotme (13:00), Ferizaj e problemeve të shumta në organizim, synon të marrë fitoren e parë për këtë vit kalendarik, me shpresën për të mbijetuar të IPKO Superligë. Llapi, nga ana tjetër, tashmë jashtë garës për titullin, kërkon një seri rezultatesh pozitive për të synuar pse jo një vend në kupat e Europës.

Të shtunën i vjen radha përplasjes më të rëndësishme të javës, Prishtina-Ballkani, që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” në orën 17:00, ndërsa më herët, në 13:00, janë programuar të zhvillohen Dukagjini-Gjilani dhe Feronikeli – Trepca 89. Takimi i fundit i javës së 20-të, Flamurtari-Vushtrria, do të luhet të dielën, në orën 13:00.

E premte (13:00)

Drita-Drenica

Ferizaj – KF Llapi

E shtunë (13:00)

Dukagjini-Gjilani

Feronikeli – Trepca 89

Prishtina – FC Ballkani (17:00)

E Diel (13:00)

Flamurtari – Vushtrria

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...