Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita kërkon vazhdimësinë ndaj Ballkanin, Llapi pret Gjilanin pa Sokolin në stol  

Xhiroja 10-të e IPKO Superligës së Kosovës nisi të martën me dy ndeshje që dhuruan rezultate befasuese. Flamurtari u mposht në fushën e tij nga Drenica me rezultatin 0-3, ndërsa Liria pësoi 4 gola në Prizren nga Trepça 89, ndërsa sot luhen edhe tri sfida të tjera, Drita-Ballkani, Llapi-Gjilani dhe KEK-u-Ferizaj.

Në Gjilan, kampionët në fuqi të Kosovës do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi me Shpëtim Duron në stol, pas atij suksesi shumë të rëndësishëm 1-2 në fushën e Drenicës. Ndalesa e kampionatit, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve i ka dhënë më shumë kohë trajnerit tiranas që të implementojë idetë e tij në skuadër, ndaj “intelektualët” shihen si favoritë ndaj një kundërshtari që në 4 ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm 2 pikë. Skuadra që drejtohet nga Sami Semarxhaj nuk duhet nënvlerësuar, pasi në këtë kampion, nga 5 takime që ka zhvilluar larg Suharekës ka arritur të marrë dy fitore dhe një barazim.

Llapi-Gjilani është një tjetër duel interesant mes dy ekipeve që nuk kanë shumë diferenca në klasifikimin. Mbetet për t’u parë se si do të të reagojë skuadra nga Podujeva pas shkarkimit të trajnerit të mirënjohur, Bylbyl Sokoli, për shkak të rezultateve poshtë pritshmërive dhe pakënaqësive të shprehura nga një pjesë e aksionarëve. Nga ana tjetër, pritet reagim pozitiv nga ekipi i drejtuar nga Florim Zuka, pas humbjes së papritur në Gjilan nga Liria.

Ferizaj ka mundësinë më të mirë për të bërë tri fitore radhazi, pasi luan ndaj KEK-ut, skuadrës më të dobët të kampionatit, që në 9 javët e para ka fituar vetëm një pikë, çka do të thotë se ka marrë rrugën e pakthyeshme drejt rënies nga kategoria.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...