Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita-Liria kryendeshja e javë së 31-të në Kosovë

Vala Superliga e Kosovës vazhdon në fundjavë me ndeshjet e javës së 31-të. Edhe në këtë javë bien në sy disa ndeshje shumë interesante, por në fokus do të jenë ndeshjet e Dritës dhe Prishtinës, të cilat po e vazhdojnë luftën e rreptë për titull.
Drita, pas barazimit në derbin e Anamoravës kundër Gjilanit, luan përsëri në shtëpi. Në Gjilan vjen Liria e cila pas humbjes në shtëpi nga Trepça ’89 i ka humbur edhe matematikisht shpresat për vendin e dytë, duke qenë se ka 10 pikë më pak se Prishtina. Megjithatë Liria mund të tregohet e rrezikshme për Dritën duke qenë se do të luajë pa asnjë presion.
Drita e udhëhequr nga Bekim Isufi duhet të fitojë patjetër për ta ruajtur distancën në tri pikë me Prishtinën dhe normalisht se llogaritet favorite përballë arpaxhikëve. Gjilanasit kanë orar shumë të mirë pasi në këto tri ndeshjet e fundit, dy nga to i luajnë në Gjilan.
Drita nuk ka humbur në 26 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke arritur një rekord të jashtëzakonshëm. Gjilanasit humbjen e fundit e kanë pësuar pikërisht nga Liria në javën e katërt kur në Prizren ndeshjet ishte mbyllur 2:0.
Këto dy skuadra ishin takuar edhe në javën e 15 kur në Gjilan në një spektakël të vërtetë kishte fituar Drita 4:3. Si po ecin punët po duket se çështja e titulllit do të vendoset në ndeshjen e fundit ku Drita përballet me Prishtinën nëse njëra nga të dyja nuk bën ndonjë hap fals.
Drita – Liria luhet të dielën me fillim në orën 16:00 dhe transmetohet direkt në Supersport dhe Supersport Kosova.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...