Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita me Duron nuk përmbahet, vjen fitorja e 5-të rresht

Drita e Shpëtim Duros me hap kampioneje. Trajneri shqiptar i ka ndryshuar fytyrën skuadrës nga Gjilani që nga momenti që ka marrë drejtimin e Dritës. Kampionët në fuqi të Kosovës regjistruan fitoren e 5-të radhazi në IPKO Superligën e Kosovës pasi triumfuan me një gol të Endrit Krasniqit në minutën e 25-të në transfertën e vështirë ndaj Flamurtarit në kryeqytet. Drita konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke treguar se e ka hedhur pas krahëve atë fillim të vështirë të sezonit dhe i ka të gjitha mundësitë të rivalizojë deri në fund për të mbrojtur kurorën e kampiones së Kosovës. Intelektualët nga Gjilani me këtë sukses u ngjitën në kuotën e 22 pikëve duke blinduar përkohësisht vendin e 4-t.

Drita për momentin është vetëm 4 pikë larg kreut që mbahet nga Feronikeli por duhet theksuar se skuadra nga Drenasi ka zhvilluar dy ndeshje më pak. Në 8 ndeshje deri tani në krye të Dritës, Shpëtim Duro ka regjistruar 6 fitore 1 barazim dhe 1 humbje ndaj Gjilanit. Ndërkohë përfundoi në barazim pa gola dueli tjetër mes Lirisë dhe Ferizajt që ishte një sfidë e drejtpërdrejtë për mbijetesën me të dyja ekipet që nuk e larguan dot krizën që i ka përfshirë.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...