Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita merr fitoren e 8-të radhazi dhe shkon +5 nga ndjeksja më e afërt!

Drita marshon drejt titullit kampion në IPKO Superligën e Kosovës. Skuadra e Ardian Nuhiut thelloi në 5 pikë avantazhin ndaj ndjekses më të afërt që tashmë është Ballkani, pasi në Gjilan mposhti me rezultatin 2-1 Feronikelin duke regjistruar fitoren e 8-të radhazi. Një sukses ky që e ngjiti Dritën në kuotën e 64 pikëve dhe kur mbeten edhe 4 javë nga fundi i sezonit i duhet vetëm të menaxhojë avantazhin duke filluar që nga dueli i kësaj fundjave ndaj Prishtinës. Një gol spektakolar ish-lojtarit të Vllaznisë, Laçit, Tiranës dhe Luftëtarit Erjon Vucaj zhbllokoi shifrat pas 35 minutash lojë. “Intelektualët” nga Gjilani gjithsesi nuk arritën të gjenin golin e dytë dhe në minutën e 56-të Bojku befasoi vendasit duke barazuar rezultatin.

Gjithsesi Drita që në këtë sfidë humbi që në pjesën e parë për shkak dëmtimi sulmuesin kryesor Kastriot Rexha ja doli të kalonte në avantazh për herë të dytë në këtë ndeshje me një penallti të realizuar nga Gerbeshi në minutën e 67-të.  Mori një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë Flamurtari që mposhti në kryeqytet 4-3 Dukagjinin e vendit të fundit. Ndërsa bëri “vetëvrasje” Trepça ’89 që barazoi 1-1 në sfidën shtëpiake ndaj Vushtrisë që e ka prerë biletën për në ligën e parë, me mitrovicasit që tashmë rrezikojnë vërtet shumë përsa i përket mbijetesës. Vetëm një gol në fund në minutën e 96-të, i Arb Manajt i evitoi humbjen skuadrës nga Mitrovica.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...